Problemet e ndryshme me autobusët e linjave të transportit në kryeqytet nuk kanë të sosur.

Ditën e sotme, “viktimë” e një situate kaotike ka mbetur një drejtues motoçiklete, i cili është përplasur nga një autobus i linjës Kombinat- Kinostudio.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, pranë Bashkisë së Tiranës.

Por kjo, nuk ka përfunduar me kaq!

Në shenjë hakmarrje, drejtuesi i motoçikletës është konfrontuar fizikisht me shoferin e autobusit të cilin e ka bërë për spital./tvklan.al