Dy të rinj kanë përfunduar në pranga të policisë, pasi kanë përfituar kredi duke falsifikuar dokumentet e identitetit.

Në sajë të operacionit të koduar “Përfituesi” është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i dy të rinjve, përkatësisht: Ergys Çekani, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Miranda Dashhana, 23 vjeçe, banuese në Elbasan.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar disa dokumente identiteti, ku me anë të këtij falksifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar.

Kredi të cilat shkojnë në shumën monetare prej 700.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Dokumente për aplikim Kredie.

Disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm.

Dy aparate telefonik celular.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” dhe “Mashtrimi në kredi”./tvklan.al