Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në një banesë në katin e dytë të një pallati tek rruga “Kongresi i Manastirit”, përballë Spitalit të Fëmijëve.

Apartamenti, sipas policisë, është në pronësi të shtetasit G. G. Si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një hekur për hekurosje./tvklan.al