Prej më shumë se 20 vitesh, banorët e Njësisë 4 në zonën e Alliasit në kryeqytetit presin që të zbatohet plani për shtrimin dhe zgjerimin e rrugëve.

Qytetarët, të cilët e kanë përcjellë shqetësimin e tyre në redaksinë e

tvklan.al

, thonë se punimet po vijojnë të zvarriten dhe siç mund të shihet edhe në fotot më lart, disa prej rrugëve nuk janë prekur fare dhe mbeten të pa rregulluara.

Ata shprehen se janë dakord me projektin, por sipas tyre, ai nuk po zbatohet dhe në shumicën e rasteve, zgjerimi i rrugëve nuk po bëhet sipas planit. /tvklan.al