Pas rënies së skuadrës nga kategoria në sezonin që e konsiderojnë më dramatikun, grupimi ultras Tirona Fanatics kërkon që brenda 48 orësh presidenti i Tiranës Refik Halili të japë dorëheqjen. Ultimatumi vjen pasi ky grupim prej kohësh kërkon largimin e tij dhe në formë proteste ka bojkotuar edhe ndeshjet e skuadrës.

Fanatiksat nuk morën pjesë as në ndeshjen e fundit, atë me Vllazninë duke i mohuar mbështetjen skuadrës në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Rënien nga nja kategori më poshtë, fanatiksat e konsiderojnë si jmë të turpshmen në historinë 97-vjeçare të Tiranës.

Ultrasit denoncojnë aleancën e bërë me Kukësin, humbjen me Korabin dhe Laçin, ndeshje këto që sipas tyre do të kishin siguruar qëndrimin e Tiranës qetësisht në Superligë.

Veç kësaj një prej faktorëve të rëndësishëm, sipas tyre është edhe largimi i lojtarëve me eksperiencë.

Për të gjitha këto Tirona Fanatics bën përgjegjës presidentin Refik Halili të cilit i kërkojnë të marrë përgjegjësitë që i takojnë dhe të largohet brenda 48 orëve nga drejtimi.

Tv Klan