Portreti i gdhendur i Nënë Terezës do të jetë vlerësimi që Bashkia e Tiranës do t’i japë gjithkujt që kryen vepra solidariteti në kryeqytet.

Titulli “Simbol i Qytetit të Tiranës” ju dha së pari misionareve të “Nënë Terezës”. Në pritje të shenjtërimit të humanistes së njohur, kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e motrave “Nënë Tereza”, ku edhe u dorëzoi titullin.

 “ Është imazhi saj i gdhendur, për t’iu shprehur mirënjohje dhe për të theksuar që jemi qytet që ka memorie dhe që mban mend vitet ’91, ’92, vitet e para kur Nënë Tereza, por edhe motrat e para, erdhën në Shqipëri, edhe për të kuptuar që Shqipëria mund të ketë ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë, gjithmonë solidaritet me ata që janë më të vuajturit.”

Ndërkaq, shtëpia e motrave të Nënë Terezës i dorëzoi Kryebashkiakut Veliaj simbolin e kësaj qendre. Bashkia e Tiranës ka planifikuar një tur aktivitetesh për të përjetuar veprën e Nënë Terezës, e cila kulmon me shenjtërimin e saj në 4 Shtator.

Tv Klan