I njohur edhe përtej Italisë, këngëtari Tiziano Ferro në një intervistë për revistën italiane “Grazia”, ka folur për homoseksualitetin e tij dhe planet për martesë.

Tiziano ka rrëfyer se është beqar dhe në kërkim të shpirtit binjak.

“Nuk bëhem keq edhe nëse nuk vjen, unë nuk koleksionoj historiçka”

, ka treguar ai për Grazia.

Në lidhje me homosekualitetit e tij, ai tregon se në moshën 25 – vjeçare nisi të kuptonte se ishte tepër i palumtur. Ndërsa nuk e kuptonte se çfarë kishte vendosi të shkëputej në atë kohë për tre vite në Meksikë, në përpjekje që të krijonte lidhje me femra.

Në moshën 28- vjeçare ai nisi seancat me psikologun. Ju desh dy vite terapi që të kuptonte se ishte homoseksual. Pas kësaj ai vendosi ta ndaj këtë zbulim me të gjithë fansat e tij.

Tv Klan