Një tjetër aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një të moshuareje shqiptare. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së Premtes kur gruaja po kalonte rrugën Alemagna në Savassa.

Viktima quhej Gjyle Mina, ishte me origjinë shqiptare, por jetonte prej vitesh në komunën Vittorio Veneto të Trevisos në Itali.  

Siç është raportuar nga Gazzettino, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, kur makina e drejtuar nga një 54-vjeçar e ka përplasur gruan e cila nuk kishte asnjë mundësi për t’u shmangur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ndihma e shpejtë, por nuk kanë mundur të shpëtojnë jetën e 77-vjeçares shqiptare, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas 

Oggi Treviso

 shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë mungesa e ndriçimit në rrugën ku po kalonte e moshuara.

Në një tjetër aksident paraditen e së shtunës, një 21-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka humbur jetën pasi makina e tij u përplas kokë me kokë me një tjetër makinë në Bergamo.

/tvklan.al