Katër shqiptarë u arrestuan në Lombardi,  të dyshuar për një seri grabitjesh në banesa. Vetëm në muajin shkurt ata kishin kryer dhjetë grabitje në provincat e Padova-s, Vareze-s dhe Viçenca-s, ndërsa po përgatiteshin për kryerjen e gjashtë të tjerave.

Karabinerët mundën ti identifikojnë nga përgjimet e telefonatave. Ata komunikonin mes tyre pasi kishin kryer vjedhjet.

Katër të arrestuarit janë 27- vjeçari Aldush Nikolli, 20 – vjeçari Osvaldo Vuka, 23- vjeçari Kristjan Tragaqi dhe 37- vjeçari Stiljan Tryci.

Siç shkruajnë mediat italiane, mënyra se si kryenin vjedhjet ishte e thjeshtë, por efikase: Arrinin pranë shtëpive të vëna në shenjestër me një makinë.  Një prej tyre qëndronte brenda saj, një tjetër kontrollonte rrugën, ndërsa dy të tjerët hynin me forcë, duke dëmtuar dyer e dritaret e shtëpive. Aty merrnin kryesisht para dhe sende me vlerë. Brenda një orë mund të kryenin disa grabitje.

Arrestimi i tyre është pjesë e një hetimi të gjerë që nisi në vitin 2015, i cili nuk ka përfunduar ende.

Në Janar u arrestuan katër shqiptarë të tjerë, të cilët bashkëpunonimin me dy shtetas italianë, njëri prej tyre pronar i një dyqani për blerjen e sendeve prej ari.

Tv Klan