Një tjetër grabitje VIP. Shtëpia e Mariah  Carey në Los Anxhelos është  grabitur.

Fatmirësisht ajo dhe familja e saj nuk kanë qenë në banese dhe hajdutët  kanë marrë vetëm aksesorë me vlerën 50 mijë dollarë. 

Këngëtarja ishte në New York kur rojet e shtëpisë konfirmuan se mbrëmjen  e djeshme nga një dritare në katin e sipërm ishin futur hajdutë dhe kishin  marrë sende me vlerë. Ajo shprehet se ka shumë gjëra në shtëpi që kanë  vlerë për të dhe nuk do donte kurrë që t’i kenë marrë hajdutët. 

Mariah është bashkuar me një listë të gjatë të yjeve që u janë vjedhur  shtëpitë kohët e fundit si Jason Derulo, Kendall Jenner, Alanis Morissette, David Spade dhe Emmy Rossum./Tv Klan