Një tjetër qytetar është arrestuar në Tiranë për fotografim të votës. Policia njofton se e arrestuara është Fatbardha M. 50 vjeç.

Ajo është konstatuar nga Komisionerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën ‘Kushtrimi i Lirisë’ duke fotografuar votën.

 Më herët gjatë ditës së sotme, në Tiranë u arrestua edhe 20-vjeçari Denis Nuhaj, i cili fotografoi votën në qendrën e votimit në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”.

/tvklan.al