John CantlieTerrori përmes prerjes së kokave nuk dha efektet e dëshiruara nga Shteti Islamik.

Xhihadistët kanë ndërruar taktikë dhe detyrojnë pengjet perëndimorë t’u mbushin mendjen qeverive të vendeve të tyre se po përdorin një strategji aspak efektive kundër Shtetit Islamik.

Ata kanë detyruar sërish pengun britanik John Cantlie, të regjistrojë të tretin meshazh video, ku kritikon presidentin amerikan Barack Obama se po ndjek një taktikë zhgënjyese dhe krejtësisht të parashikueshme kundër militantëve.

Mesazhi zgjat pak më shumë se 5 minuta dhe aty dallohet që ai lexon një tekst që ia ka shkruar dikush tjetër. Cantlie e konsideron të dështuar planin e Obamës për të armatosur trupat e ushtrisë së lirë siriane të opozitës, kundër Shtetit Islamik në Siri.

Ata i quan të padisiplinuar, të korruptuar dhe aspak efektivë. Ai thotë se armët që amerikanët do t’u dërgojnë atyre, do të bien në duart e xhihadistëve, të cilët do të forcohen edhe më shumë, duke shtënë në dorë teknologjinë ushtarake amerikane.

Edhe ushtrinë irakene, Cantlie e konsideron si të paaftë dhe që do të dojë muaj për t’u stërvitur kundër Xhihadistëve.

Mesazhi i tij vjen në një moment kur militantët kurdë në Siri e Irak kanë nisur ofensivën e gjerë kundër Shtetit Islamik.

Megjithatë, xhihadistët nuk ndalen në avancimin e tyre drejt qytetit Kobane në kufirin sirian me Turqinë.

Gjatë orëve të fundit ata u prenë kokën 3 militantëve kurdë peshmergë, mes të cilëve 3 ishin gra.

Xhihadistët po humbin terren në Irak, ku ushtria irakene ka rimarrë kontrollin e disa fshatrave në veri të Bagdadit.

Tv Klan