protestaaaProtestës kundër devijimit të lumenjëve Radike të zhvilluar mesditën e së dielës, iu bashkuan edhe përfaqësues të këshillit vendor të Dibrës. Duke i kërkuar qeverisë të mos e politizojnë çështjen “Radika” dhe të mos luajnë me interesin e popullit shqiptar.

Sipas Aleancës Kundër Devijimit të Lumenjve, deklaratat e ministrave shqiptarë dhe maqedonase, për çështjen “Radika”, ishin një përpjekje për të manipuluar opinionin publik dhe për të zbehur reagimin qytetar.

Sipas tyre projekti ekziston edhe për Vjosën e cila është më e rrezikuar se Radika.

Duke kërkuar transparencë të projektit, protestuesit akuzojnë qeverinë se ka ardhur në pushtet për të bërë konçesionet.