Ky është një tjetër rast që tregon se si sillen disa përfaqësues të policisë së shtetit.

Janë një grup qytetarësh nga Pogradeci që kanë regjistruar këtë video.

qevani

Ky person është Besnik Qevani, shef i Krimeve të Rënda në policinë e Pogradecit. Me urdhër të Prokurorisë kërkoi të ushtronte kontroll në banesën e një shtetasi me precedentë penalë.

Ndonëse familjarët u përpoqën ta sqaronin se kjo banesë i përket ish- bashkëshortes së të kërkuarit, Qevani tentoi të hynte me dhunë duke goditur të miturin.

Falë ndërhyrjes së dajës së minorenit, ia larguan fëmijën nga duart, shefit të krimeve në Pogradec i cili vazhdoi të ushtronte dhunë, këtë herë verbale ndaj qytetarit.

Tv Klan