Flamurtari mundi 1 – 0 Skënderbeu pak ditë më parë në Korçë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, por të hënën do të luajë sërish kësaj radhe në kampionat. Ndeshja në Vlorë vlen shumë për Flamurtarin që duhet të tregojë se e arrin Europën edhe në këtë mënyrë.

“Skënderbeu është më i qetë në kampionat, pasi pothuajse është shpallur kampion dhe luan më lirshëm, ndërsa ne duhet të japim maksimumin, nëse duam të arrijmë të paktën vendin e tretë në Europë”

, u shprej trajner i Flamurtarit, Shpëtim Duro.

Flamurtari nuk fiton në kampionat prej 18 shkurtit dhe kjo ecuri bëri të zbresë në klasifikim. edhe në këtë sfidë do të mungojë kapiteni Busic. Te Skënderbeu vendimi i UEFA-s, për ta përjashtuar për 10 vjet nga Kupat e Europës ka ndikuar nga ana psikologjike edhe pse klubi po përpiqet ta ndryshojë duke e ankimuar.

Dy humbje radhazi, njëra në kampionat dhe tjetra në kupë edhe pse stafi është përpjekur të përqendrohet në fushën e lojës. Në qendër të mbrojtjes do të kthehet Radas, një garanci për shumë për këtë takim të vështirë. Ndeshja Flamurtari – Skënderbeu do të nisë në orën 19:00 në Vlorë.

Tv Klan