Kompania e shpërndarjes ka hapur sërish tender për të gjetur energji elektrike gjatë ditëve të mbetura të muajit tetor.

Llogaritet që fatura që duhet të shpenzojë OSHEE për javën e fundit është afro 2 milion euro.

Kompania kërkon në total të blerë 40 mijë megavat orë, ndërsa importet do të nisin edhe për nëntorin. Çmimi i ulët në bursa bëri që për tetorin të shpenzohen 6 milion euro, por kjo energji nuk ka mjaftuar për shkak të rritjes së konsumit./Tv Klan