Ishte ora 23:23:57 momenti ku Janina u lëkund fort nga tërmeti i radhës me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter.

Problem ishte fakti se tërmeti ishte shume pranë sipërfaqes së tokës vetëm 5 km në thellësi dhe si shkak ka ngjallur panik te banorët.

Pasojat kanë qenë më të frikshme në Bizan të Janinës ku lëkundjet kanë hapur një gropë gjigante në km 12 të rrugës nacionale Janinë-Arta pas reshjeve të ndodhura.

Sipërfaqja e tokës prej rreth 100 metra katrorë ra dhe ka krijuar thellësinë e hapjes së rreth 5 metra./tvklan.al