Një tjetër tërmët i fuqishëm ka rënë në ishullin Lesbos në Greqi. Kësaj radhe, epiqendra ishte 31 kilometra në jug të Mitilin, në një thellësi prej 10 km.

Lëkundjet sizmike ndodhën mbrëmë rreth orës 22:50 me orën lokale dhe shkaktuan panik tek banorët.

Sizmiologët thonë se pati 3 tërmete. Dy tërmetet e parë ishin të vegjël 3.8 dhe 3.2 ballë, të cilët u pasuan nga një lëkundje e fortë me magnitudë 5.2.

Para dy ditësh, kjo zonë u godit nga një tërmet 6.1 ballë duke shkaktuar dëme në banesa.

/tvklan.al