Një tërmet i shkallës 3.2 rihter ka goditur mbrëmë banorët e qytetit të Ohrit dhe Resnjës në Maqedoni. Sipas Observatorit seizmologjik në Shkup, tërmeti ndodhi rreth orës 21.00.

“Sipas të dhënave, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe periferi me fuqi prej 4 shkallë sipas shkallës makroseizmike evropiane

”, informuan nga Observatorit seizmologjik.

Ky është tërmeti i radhës që godet këtë rajon gjatë ditëve të fundit, ku janë regjistruar disa tërmete./INA