Autoritetet italiane kanë goditur një rast të trafikut të drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë.

Një sasi prej 2 ton kanabis është sekuestruar nga policia italiane në Ferrara. Lënda narkotike u gjet brenda dy furgonëve ditën e martë gjatë një aksioni antidrogë nga autoritetet italiane, ndërkohë që lajmi është bërë publik sot.

Trafikantët u arratisën kur panë se po ndiqeshin nga policia. Ata braktisën furgonët dhe u arratisën në mes të pyllit. Ndërsa mëngjesin e së mërkurës, policia gjeti dhe arrestoi një 19-vjeçar shqiptar nga Vlora të quajtur Roland Rapaj.

Dyshimet paraprake të policisë italiane janë se droga ishte nisur nga Shqipëria me destinacion tregun italianë. Ndërkohë që hetimet po vijojnë për zbulimin e të gjithë të implikuarve.

/tvklan.al