air_algerie

Një tjetër katastrofë ajrore i merr jetë 116 personave që udhëtonin nga kryeqyteti i Burkina Fasos për në atë të Algjerisë. Një avion i kompanisë spanjolle Swiftair, model MD83 që fluturonte për llogari të Air Algerie ra në territorin e Malit, në shkretëtirën e Saharasë jugore, në rrethana ende të paqarta.

Përfaqësuesit e kompanisë ajrore spanjolle thanë se shumica e pasagjerëve ishin francezë dhe nga shtetas të Burkina Fasos. Por në bord kishte edhe pasagjerë të kombësive të tjera. Është konfirmuar ndërkaq se 6 anëtarët e ekuipazhit janë spanjollë.

Shkaku kryesor i rënies dyshohet të kenë qenë stuhitë e forta të rënës, që kanë ulur ndjeshëm shikueshmërinë e pilotëve. Por nuk përjashtohet mundësia e një sulmi terrorist për shkak të konfliktit në Mali mes qeverisë dhe militantëve islamikë të fiseveTuareg.

Në 8 ditët e fundit, ky është aksidenti i tretë i rëndë pas rrëzimit të enjten e kaluar në Ukrainë të avionit të Malaysia Airlines, ku humbën jetën të 298 personat që ndodheshin në bordin e tij dhe incidenti i një dite më parë në ishullin tajvanez ku humbën jetën 48 persona dhe 10 të tjerë u plagosën.

Tv Klan