Një anije me rreth 700 emigrantë është mbytur në brigjet e Kretës. Ngjarja ka ndodhur rreth 70 milje në jug të ishullit grek. Autoritetet greke kanë nisur një operacion masiv, kërkim-shpëtimi, duke vënë në dispozicion 4 anije dhe një avion të rojës bregdetare.

Sipas medieve të shtetit helen më shumë se 302 emigrantë janë shpëtuar. Ndërkohë kërkimet vazhdojnë dhe numri i viktimave fatkeqësisht pritet të jetë i lartë. Në operacion edhe Egjipti ka nisur disa anije. /

tvklan.al