Gripi ka shënuar 3 viktima të tjera në dy ditë, duke e çuar në 7 bilancin e jetëve të humbura nga komplikacionet e tij.

Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së shëndetësisë, një 82-vjecare ka ndërruar jetë të shtunën në spitalin e Vlorës, 71- vjeçarja V. B a ndërruar jetë në spitalin e Korçës mbrëmjen e së hënës dhe rasti më i rëndë është shënuar në orët e para të së martës, ku një fëmijë 2- vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit pediatrik në Tiranë.

Vogëlushi nga Lezha, është paraqitur në datën 14 në urgjencën e spitalit të lezhes dhe pas përkeqësimit të situatës një ditë më pas është përcjell me urgjencë ne qendrën spitalore universitare në tiranë, ku është konstatuar se ishte prekur nga infeksion i cipave të trurit.

Të gjitha rastet e fataliteteve të shënuara deri më tani  përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A.

Tv Klan