I ftohti i acartë që ka pushtuar vendin shënon një tjetër viktimë. Këtë herë, një 61 – vjeçar me iniciale Zh.T është gjetur i pajetë në hyrje të banesë së tij, në lagjen Nr.4 të Sarandës.

Ai u gjet në hyrje të banesë së tij private.

Sipas policisë, paraprakisht në trupin e 61 – vjeçarit nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndaj dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Që prej nisjes së temperaturave të ulëta në vend shtatë persona kanë humbur jetën./tvklan.al