Sezoni i ri e gjen Teatrin e Operas dhe Baletit pa kalendar artistik. Për këtë Drejtorja Zana Çela në mënyrë indirekte bën përgjegjës paraardhësin e saj, Ilir Kerni.

Në respect të dates së hapjes së sezonit, në skenë do të ringjitet “Carmina Burana”, baleti që premierën e tij e pati në Tetorin e një viti më parë, dhe që në këtë rivënie thjesht do të rifreskohet në dirigjim nga italiani, Alessandro Cadario dhe këndim nga Enkelejda Kamani, kosovari Safet Berisha dhe italiani Carlo Cheçhi.

Përmes kësaj vepre që përfshin operën, baletin, korin dhe orkestrën, Zana Çela kërkon të japë edhe një mesazh.

Tv Klan