Një 29-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës, ndërsa ishte bërë tmerri për dhjetëra banorë të kryeqytetit. Gentjan Kala është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Çelësi 2”, Policia ka varëtetuar se, i riu i dënuar dhe m ëparë për shitje droge, ka vjedhur në datën 24 prill banesën e shtetases P. Rr, në rrugën “Dora Distria”.

Ai është zbuluar nga kamerat e policisë. Por kjo nuk është e vetmja vjedhje e Gentjan Kalës. Ai së bashku me 29-vjeçarin Erind Kodra, i cili është arrestuar dhe me 29-vjeçarin M. S janë autorët e të paktën 13 vjedhjeve të tjera në kryeqytet.

Vjedhjet e kryera

-Më datë 25.05.2016, në rrugën “Xhorxh Bush”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V. P., ku kanë marrë 3 orë të markave të ndryshme, disa bizhuteri dhe një telefon të markës “Nokia”. 

-Më datë 10.06.2016, në rrugën e “Xhorxh Bush”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. A., ku kanë marrë disa bizhuteri, katër ora dore dhe një laptop të markës Dell.

-Më datë 06.04.2016, në rrugën “Sitki Çiço”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. C., ku kanë marrë një shumë monetare. 

-Më datë 11.04.2016, në rrugën “Ferit Xhajko”, persona të paidenifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L. M., ku kanë marrë një shumë monetare, dy ora dore dhe disa bizhuteri.

-Më datë 31.03.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, kanë vjedhur banesën e shtetases E. B., ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare.

-Më datë 01.03.2016, në rrugen “Sokrat Miho”, kanë vjedhur banesën e shtatasit E. D., ku kanë marrë një shumë monetare.

-Më datë 08.03.2016,  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L. G., ku kanë marrë një aparat fotografik dhe disa bizhuteri.

Më datë 04.04.2016, në rrugën “Azem Meshi”, kanë vjedhur banesën e shtatases P. S., ku kanë marrë një televizor plazma dhe një laptop të markës “HP”.

-Më datë 13.04.2016, në rrugën “Tre Dëshmorët”, kanë vjedhur banesën e shtetasit I. Z., ku kanë marrë një shumë monetare.

-Më datë 18.04.2016, në rrugën “Teodor Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit V. E., ku kanë marrë një laptop të markës “Dell”

-Më datë 20.04.2016, në rrugën “Ever Biko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë monetare.

-Më datë 27.04.0216, në rrugën “Mikel Murali”, kanë vjedhur banesën e shtetaseit M. G., ku kanë marrë një laptop “Apple”, një telefon “iPhone 6S” dhe një shumë monetare.

-Më datë 07.05.2016, në rrugën “Ali Jegeni”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L. Gj., ku kanë marrë një laptop “Acer”.

/tvklan.al