Pas zërave të javës së shkuar se Milan po hetohej nga Guardia di Finanza, e përditshmja “La Stampa” shkruan se tashmë është skuadra tjetër e qytetit, Inter që është nën hetim. Më saktë thuhet se po verifikohet blerja e Inter nga ana e Eric Tohir.

Miliarderi indonezian në vjeshtën e 2013 u bë aksiner mazhoritar në klubin zikaltër. Tashmë financa po heton prejardhjen e 79 milionë eurove me të cilët Tohir bleu aksionet e Morattit.

Guardia di Finanzia po kërkon të gjejë origjinën e milionave që u përdorën për të kompletuar operacionin. Pas thashethemeve se Yonghong Li po hetohej, tashmë është manjanti indonezian, i cili tashmë ia ka lëshuar aksionet e tij grupit kinez Suning, që mund të përfundojë në dosjet e hetimit të policisë financiare për origjinën e dyshimtë të parave.

Tv Klan