Pas aksidenteve të rënda të ndodhura në vend, me disa të vdekur në disa prej akseve me të rëndësishme, Policia Rrugore thotë se ka instaluar radarë, automatikë dhe manualë të kontrolluar nga efektivët e policisë.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin Lezhë – Shkodër, ku mbeti i vdekur një shtetas nga Kosova dhe u plagosen 6 persona të tjerë, Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Mitat Tole, tha se shkak është bërë tentativa e dy mjeteve për të parakaluar njëri – tjetrin.

Tole thotë se ka pasur aksidente që kanë ndodhur si pasojë edhe të lodhjes së drejtuesve të mjeteve, shpejtësisë, konsumimit të alkoolit dhe përdorimit të telefonit celular. 

Sipas të dhënave të INSTAT, aksidentet rrugore përbëjnë një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në vend, me 2.1 % të totalit të viktimave.

Tv Klan