tom Cruise

Aktori 53 – vjeçar, Tom Cruise ka gati 2 vite që nuk e ka takuar, vajzën e tij Surin, e lindur nga martesa, me aktoren Kate Holmes.

Kështu shkruan “ The Sun”, referuar National Enquirer, në të cilën burime tregojnë që Cruise nuk është i interesuar të jetë pjesë e përditshmërisë së vajzës.

Raportime të shumta thonë se ylli i “Mission Imposible”, i cili prej kohësh nuk është parë në publik me të bijën 9 – vjeçaren, fëmijën e tij të vetëm biologjik, mendohet e ka “ braktisur” atë pas divorcit në 2012, me Holmes./tvklan.al