Cruise-preponAktori Hollywood-ian Tom Cruise duket se ka gjetur dashurinë sërish pas një kolegeje. Bëhet fjalë për Laura Prepon, e famshme falë serialit “Orange is the new black”.

Sy me ngjyrë të hapur, elegante dhe buzë sensuale, Prepon ka zënë kështu vendin e Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes, ish-bashkëshortet e Tom Cruise.

Ata janë parë bashkë për herë të parë nëntorin e shkuar, kur aktori 51-vjeçar e takoi atë në set dhe vendosi që të organizonte një darkë romantike në Manor Hotel në Los Angeles.

Megjithatë, për momentin çifti po fshihet.

Edlira Kalaja/tvklan.al