Sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist Tom Doshi ka shpërthyer kundër emërimeve në policinë e shtetit. Ai tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është marrë nga rruga dhe është graduar në detyrë dhe se të gjithë drejtuesit e policisë janë nga Tepelena.

Tom Doshi: “Në 300 ditë që kemi ardhur në qeveri, janë emëruar persona që nuk e meritojnë këtë gradë, me çfarë statusi do të drejtojnë. Që nga Drejtori i Përgjithshëm ka ardhur nga rruga dhe ka marrë këtë gradë. Ne po kalojmë ligjin për policinë e shtetit dhe nesër kur të kalohet ligji, ai thotë mua më mbron ligji. Por si  e morri këtë gradë ky, dakord, e emëroi Kryeministri. Këtu bëhet fjalë për 3 kandidatura dhe Drejotri i Përgjithshëm do të dalë nga strukturat e policisë së shtetit që janë sot një funksionar, komisar, drejtues i parë. Këta njerëz që janë vënë sot, kanë 8 vjet pa punë, unë nuk jam kundër që të mos futen në punë, por jo të futen drejtuesi  i parë apo të marrin gradën direkt. Kush i’a dha këtë gradë? Unë them se policia e shtetit është politike, emërimet i bën Ministri dhe fakti tregon se gjithë drejtuesit e policisë së shtetit janë tepelenas, veriorët nuk ekzistojnë në policinë e shtetit, të gjithë janë nga Tepelena. Pra këto propozime dhe emërime janë të gjitha politike”.