Tom Doshi u kërkon organeve ligjzbatuese të marrin në mbrojtje dëshmitarin që sipas tij nxorri në dritë përpjekjen e Ilir Metës për ta eliminuar atë fizikisht. Në një tjetër reagim, pas arrestimit të Durim Banit, ish – deputeti socialist nuk kursen mirënjohjen ndaj dëshmitarit që nuk kreu atentatin për të cilin ishte porositur.