Heqja e taksave dhe ulja në 6% për të gjitha llojet e shërbimeve në sektorin e turizmit ka ngritur tonet në diskutimet e Komisionit të Ekonomisë për buxhetin. Demokratët qëndruan për të diskutuar vetëm për një nga projektligjet e paketës fiskale dhe më pas braktisën punimet e Komisionit.

Opozitën në këtë rast e bënë vetë deputetët e mazhorancës. Edhe për socialistët, përjashtimit nga TVSH -ja me vendim të Këshillit të Ministrave bine ndesh me Kushtetutën, duke rënë në të njëjtin mendim me demokratët për këtë ligj, vetëm se PD kërkon që dhe kufirin ta përcaktojë parlamenti.

“Mënyra sesi këto familje ndihmohen, shkon përtej taksës”.

Ministri i Financave njoftoi se qeveria po përgatiti një ligj të ri për tatimin e pagave, ku të tashmë taksimi progresiv do të bëhet mbi të gjitha llojet e të ardhurave vjetore, lëvizje që nënkupton rritjen e numrit të atyre që do të paguajnë 23% tatimin.

Çdo e ardhur do të kalkulohet si një e tërë në periudhë tatimore dhe do t’i vendoset sipër norma.

Komisioni i kërkoi qeverisë që të marrë masa për të parandaluar evazionin fiskal nga tregtarët e duhanit meqenëse niveli i akcizës po rritet me 7 lekë/paketë dhe të shohë instrumente për uljen e numrit të abuzimeve me çmimet, të cilat rriten përpara se të hyjë në fuqi rritja e akcizës.

Tv Klan