hawks

Është Tony Hawks një nga komedianët dhe tregimtarët e njohur në Britaninë e Madhe. Këto ditë e gjen në Shqipëri, që për herë të parë e vizitoi bashkë me komedianin e madh anglez Norman Wisdom, por që të gjithë e njohim si Pitkini në 2002-in.

Hawks, ishte një nga muzikantët që bashkë me Pitknin krijuan këngën “Big in Albania”. Në Hit-Parade e Britanisë së Madhe ajo ishte një nga 20 këngët më të pëlqyera në vitin 2002.

E nëse 13 vite më parë ishte pjesë e bandës së Pitknit, sot Tony Hawks është rikthyer jo si muzikant, por si tregimtar. Pasi i ra anë e kënd pikë takimeve me të shkuarën tonë historike në Butrint, Antigone e Apolloni dhe vizitoi bregdetin, reportazhi i Howks do të publikohet në gazetën e njohur britanike “Sunday Times”.

Për britanikun ajo çfare ti gjen ndryshe në Shqipëri janë njerëzit.

Misionin disa ditor në vendin tonë do ta mbyllë me shfaqje në një nga hotelet e Tiranës. Të ardhurat e mbrëmjes ku nuk do të mungojë humori elegant anglez do të shkojnë për bamirësi.

Tv Klan