4

Në pasarelat e javës së modës për koleksionin e meshkujve nga shtëpia franceze Givenchy, ka vend edhe për yjet e sfilatave femërore, si Naomi Campbell apo Irina Shayk.

Ideja për të prezantuar në pasarelat e meshkujve koleksionin femëror Pranëverë – Verë 2016, ishte e drejtuesit kreativ të Givenchy, Ricardo Tisci.

Yje të modës, si Mariaklara Boskono, Kendall Jenner apo Candice Swanepoel sfiluan me veshjet e tyre tërheqëse dhe mjaft intriguese në pasarelat e Parisit.

Tendenca për të përfshirë koleksionet femërore në sfilatat e meshkujve tashmë është përhapur kudo. Nisma është paraprirë edhe nga shtëpi të tjera, si Giorgo Armani e Marras. Por Givenchy, për të parën herë ka përfshirë emra me famë botërore.

Tv Klan