Ish -Nënkryetarja dhe ikona e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, e akuzoi Lulzim Bashen se bëri lista private për kandidatet për deputete dhe u hartoi ato për interesa të familjareve të tij.

 Topalli:

Unë jam e bindur se kjo është lista private e Bashës, ku Sali Berisha ka zero ndikim. Unë skam pasur kurrë grupe në jetën time, unë skam mendime, por kam qëndrime. Takimet janë të braktisura nga qytetarët nga strukturat e Partisë Demokratike. Ka braktisje sot në Shkodër, braktisje totale

  Topalli: U

në nuk kam asnjë shpërthim dhe nuk jam shprehur ashpër, por kam bërë një reagim për një situatë që është jo e zakonëshme. Një në planin e keqëqeverisjes, që është mbushur vendi me drogë, që shqiptarët që kanë ikur dhe nga ana tjetër kemi një opozitë ose më mirë kemi z. Basha i cili reflekton tek njerzit, diçka që nuk shkon. Pse listat e tij janë të braktisura? Ku është PD ku përballë është kryeministri me keqqeverisjen më të keqe, më alarmante? Cila është opozita sot? Ndihej dhe shoh që lista është e braktisur, ajo që ishte PD. Po shkon drejt rrënimit. Z. Basha me vendim personal nuk donte që PD të hynte në zgjedhje, dhe pastaj “Lista” Basha që nuk ka kaluar në asnjë forum. Lista reflekton interesa të biznesit të familjes Basha dhe të biznesit të vendit, në këto zgjedhje nuk merr pjesë PD, në këto zgjedhje PD ka mbetur jashtë zgjedhjeve.

 Në emisionin “Te Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ish numri dy i Partisë Demokratike dhe një prej figurave kryesore të saj, tha se opozita që po bën Basha është e rreme.

 Topalli:

Unë jam krejt e qartë për gjithë paqartësinë që ekziston në këtë periudhë. Ka një kaos, një moment shikimi që nuk është e thjeshtë për ta shpjeguar. Dakord me faktin që preokupimi më i madh është për të lëvizur Edi Ramën. Por duhet një opozitë e fortë, jo një opozitë e rremë.

Sipas ikonës së Partisë Demokratike, kjo forcë politike është drejt rrënimit, në një moment më të vështirë se viti ’97, pasi kryetari i saj zhduku te gjitha forumet nga listat e kandidateve për deputete.

Topalli:

Zhduku kryesinë, sekretariatet, Këshillin Kombëtar, ka hequr logon, ka zhdukur statutin nga faqja…

Kam një thirrje. PD është drejt rrënimit, unë nuk mund të pres aktin e fundit të rrënimit të PD-së së vitit 1990.

 Në këtë moment jeni pa PD në zgjedhje.

Nuk i pyeti formimet. Me jepni forumet t’ua kthej Bashen për kusur.

Zonja Topalli tha gjithashtu se pjese e planit për zhdukjen e Partisë Demokratike është edhe marrëveshja Rama – Basha, e bërë në mungese të plote te transparencës.

Topalli:

Nuk ka transparence… pse nuk ka transparence, sepse eshte pjesë e planit për të zhdukur PD –në.

Ish nënkryetarja dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, kërkuan disa ditë më parë mbledhjen e forumeve të Partisë për shkarkimin e Lulzim Bashës, për shkak të shkeljes së statutit dhe për të penguar sa s’është vonë shkatërrimin e forcës së parë politike në Shqipërinë postkomuniste.

Tv Klan