Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkoi mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit Rama dhe maxhorancës qeverisëse, pasi sipas saj ajo tashmë ka rënë.

“Kur ka ndodhur që kryeministri i një qeverie të majtë apo të djathë të mos guxojë paraqitet për një muaj rresht në parlament?” pyeti Topalli.

“A mund të qëndrojë një qeveri në këmbë nëse ministrat e një pjese të koalicionit  për më se tri jave nuk duken, nuk debatojnë, nuk paraqiten dhe nuk vijnë të ulen në karriget e tyre,” tha ajo, duke kërkuar mocion mosbesimi.

Ky propozim u mbështet edhe nga ish-Kryeministri, Sali Berisha, i cili shkoi edhe një hap më tej.

“Ai nuk është më kryeministror, ai është thjeshtë pulla e kuqe e këtij parlamenti. Ndaj, mos të duket më në parlament. Mos t’ia shohim më bojën në parlament, nuk ka asnjë lidhje me parlamentin. Një burracak që nuk përballet dot që lakuriqësinë e vet do t’ia përcjellë parlamentit si pullë të kuqe. Ndaj edhe mos të vijë më në parlament. Të marrim një vendim ta nxjerrim përfundimisht nga parlamenti, ky është vendimi që presin shqiptarët. Më mirë ta marrim ne se ta marrë nesër sheshi, do të jetë më e urtë kjo. Pulla e kuqe të mos vijë më në parlament,” tha Berisha.

Drejtuesja e seancës plenare, Valentina Leskaj, reagoi duke thënë se vendimin për kryeministrin Rama e ka marrë populli shqiptar dhe do ta marrë sërish në zgjedhjet e qershorit. /tvklan.al