Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha se të dielën është rrëzuar Kuvendi i statutit të PD sëbashku me kryetarin Lulzim Basha.

Sipas saj, salla e Pallatit të kongreseve ka 2500 karrige, shumë prej të cilave ishin bosh, ndërsa Kuvendi i PD ka 7000 delegatë.

Nuk ka kuorum. Rrëzohet Lulzim Basha! Kuvendi i Statutit të Lulzim Bashës u rrëzua bashkë me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin. Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige, shumë prej të cilave ishin bosh gjatë gjithë votimit, ndërkohë që Kuvendi sipas Lulzim Bashës ka 7000 delegatë.  

Sot u përsërit ajo që ka ndodh rreth një vit më parë kur u falsifikuan dhe u vodh vota e pjesëmarrja e demokratëve në procesin antistatuor të zgjedhjes së Lulzim Bashës.  

Tani Lulzim Basha hipi avionit dhe ik në Holandë; Kështu çlirohet dhe PD nga pengmarrja

”, tha Topalli në një mesazh në rrjetet sociale.

Mesazhi i Topallit, kritike e ashpër e Bashës, erdhi pak minuta pasi Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi ndryshimet e kontestuara statusore. /tvklan.al