pasaporte_shqipAvokati i Popullit i ka kërkuar qeverisë të zgjidhë pa vonesë problemin e toponimeve në pasaportat e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi. Dhe këtë duhet ta bëjë duke plotësuar në shqip dhe anglisht pikat të veccanta të pasaportave shqiptare, duke përfshirë edhe vendin e lindjes.

Autoritetet greke kërkojnë që në pasaporta emrat e qyteteve të lindjes të shkruhen në greqisht ose në anglisht dhe jo në shqip. Zyra e Avokatit të Popullit propozon që për pasaportat që janë ende në fuqi të gjendet një zgjidhje e përbashkët deri në skadimin e tyre, në të kundërt shteti shqiptar të marrë përsipër shpenzimet në rast të zëvendësimit të tyre.

Ndihmës komisioneri i avokatit të popullit thotë se kjo është një ccështje që i ka kaluar ccaqet dhe se janë me qindra ankesat drejtuar avokatit të popullit për zgjidhje. Pasaportat shqiptare përmbajnë edhe gabime të tjera përvecc toponimeve, pasi nuk janë plotesuar në gjuhën angleze, por mungojnë edhe gërmat ë dhe ç.  Lidhur me pretendimet e qeverisë greke, komisioneri shpjegon se në qershor të 2011 i është dërguar një notë verbale ministrisë së jashtme shqiptare nga pala greke, me propozimin për emerimet gjeografike. Një kërkesë tjetër i është bërë në korrik të vitit 2013 dhe po e njëjta kërkesë është përsëritur 23 dhjetor të po këtij viti. Por zyra e Avokatit te Popullit nuk ka marrë ende përgjigje.

Në pikat e kalimit kufitar, fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi, nuk jane lejuar të kalojnë për shkak të toponimeve, përjashtuar rastet e veccanta kur autoritetet kanë dhënë leje.