Agustin Torassa dëshiron të kthehet te Partizani ku luajti për 1 vit e gjysmë. Një mundësi të tillë e konfirmojnë edhe burime pranë klubit të kuq, por pengesë bëhet kontrata me ekipin e tij aktual. Mesfushori argjentinas është pjesë e Atletico Mitre skuadrën e ligës së dytë në vendlindje.

29-vjeçari pranoi për TV Klan se është kontaktuar nga klubi shqiptar tha se do të përpiqet të ndërpresë marrëveshjen e Atletico Mitre, por të shohë se si do të shkojnë gjërat. Agustin Torassa sëbashku me Caleb Ekuban ishin pikat më të forta të Partizanit të sezonit të kaluar që luftoi për titullin kampion.

Me rikthimin e Sulejman Strarovës në krye të kuqve Torassa do të ishte një përforcim i vlefshëm për merkaton e Janarit. Te Partizani duan të kthehen të fitoret në kampionat dhe si objektiv më konkret për momentin shikojnë kupën e Shqipërisë.

Tv Klan