juve torinaTorino ka fituar derbin me Juventus pas 20 vitesh pritje, në një sfidë që është shoqëruar me incidente. Nga një shpërthim i shkaktuar në brendësi të stadiumit janë plagosur 12 tifozë të Torino.

Mjeti shpërthyes përgatitur në mënyrë artizanale është lëshuar nga përkrahësit e Juventus. Më herët autobusi i bardhezijve është goditur me gurë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Duke u kthyer te ndeshja në fushë Torino ka triumfuar me rezultatin 2 – 1 me përmbysje. Goli të Pirlo i janë kundërpërgjigjiur Darmian dhe Quagliarella. Juventus pavarësisht disfatës është 14 pikë i shkëputur nga Lazio që ka barazuar 1 – 1 me Chievo. Fitore për Parma e Andi Lila me rezultatin 1 – 0 me Palermo.

Në portë për siçilianët ka qenë Samir Ujkani. Atalanta ka shpëtuar nga humbja në sfidën me Empoli.

Goli i kapitenit Denis në çastet e fundit ka mbyllur takimin e javës së 32 në barazim 2 – 2. Kjo është 1 pikë e vlefshme për Empolin e Elseid Hysajt që po kërkon të qëndrojë në Serie A. Dje Inter ka arritur një fitore të rëndësishme 2 – 1 me Roma në përpjekjet për të marrë pjesë në Europa League.

Tv Klan