torta me shkumePërbërësit:

6 të bardha veze

Pak kripë

350 gram sheqer

2 lugë miell misri

1 lugë uthull verë e bardhë

Për mbushjen:

Krem pastiçerie

250 gram luleshtrydhe

250 gram boronicë

Përgatitja:

Rrihni të bardhat e vezëve deri sa të formohet një sasi e madhe shkume. Shtojini miellin e misrit dhe sheqerin.

Më pas shtoni verën e bardhë dhe shumë pak kripë. Pasi t’i keni përzierë përbërësit me njëri – tjetrin futeni masën në furrë.

Furrën duhet ta keni ngrohur më parë në temperaturë 180 gradë dhe kur të futni masën e përgatitur fikeni atë.

Nxirreni nga furra dhe në një tavë ku do ta shërbeni shtoni një shtresë më shkumën e krijuar dhe një me luleshtrydhet dhe boronicën.

Sipër tyre shtoni kremin e pasticerisë. Embëlsirën futeni në frigorferi përpara se ta servirni.

tvklan.al