Përbërësit:

500 gr brum sfoliat

150 gr sheqer

5 vezë

100 gr miell

¾ L qumësht

Pak vanilje

Gjalpë për lyerje

Përgatitja:

Nxirreni brumin sfoliat nga ngrirja dhe lëreni 30 minuta jashtë. Ndajeni atë më katërsh dhe hapeni pak me okllai që trashësia e tij të hollohet pak. Piqini në 180oC në një tavë të lyer me gjalpë më parë. Lërini të ftohen.

Ndërkohë përgatitni kremin për tortën me vezët, sheqerin, miellin, vaniljen dhe qumështin. Në një tavë shtroni një petë të pjekur, pastaj kremin, pastaj përsëri petën dhe përsëriteni këtë me 2 petat e tjera. Spërkateni sipërfaqen sipër me pak sheqer pluhur e vanilje.

/tvklan.al