Toshiba ka publikuar të dhënat e saj financiare, ku paralajmërohet se mbijetesa e kompanisë është në rrezik.

Konglomerati i ndërtimit të pajisjeve eletronike raportoi një humbje prej 4.8 miliardë dollarësh, gjatë periudhës Prill – Dhjetor.

“Këto janë ngjarje dhe rrethana që mund të ngrenë pyetje të rëndësishme sa i përket vijimësisë së kompanisë”

, tha firma në një deklaratë.

Pritet që Tobisha të mbajë një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

Konglomerati, sipas BBC ka patur humbje të ardhurash, kryesisht për shkak të problemeve nga falimentimi i njësisë së saj bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksionet ranë me 2 përqind përpara se kompania të publikonte të dhënat mbi të ardhurat, pavarësisht raporteve se Foxconn i Tajvanit ofroi 27 miliardë dollatë për çipin e saj të çmuar./tvklan.al