Fisi Bodi që jeton në Luginën Omo, në Etiopi, tërheq vëmendjen e botës me traditat shumë të çuditshme që ka.  

Djemtë e rinj që zgjidhen nga çdo fshat ushqehen për gjashtë muaj me gjak lope dhe qumësht, në përgatitje për garën që organizohet për festimet e Vitit të Ri.

Falë kësaj mënyre ushqimi, pasha e të rinjve pothuajse dyfishohet në 6 muaj.

Kur vjen dita për ceremoninë e quajtur Ka’el, të rinjtë rikthehen në fshat dhe ai që është shëndoshur më shumë nderohet.

Kjo traditë e çuditshme është dokumentuar nga fotografi francez, Eric Lafforgue, i cili ka hyrë në mesin e fisit dhe i ka fotografuar.

Djemtë e fisit me tradita të çuditshme ngjyrosin me ngjyrë të bardhë trupin e zhveshur./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”207″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]