Veshjet popullore mbeten një pasuri e pashtershme, nga i cili në çdo kohë mund të marrësh elementë për t’i sjellë në trajta të ndryshme. Kështu ndodhi edhe në prezantimin e veshjeve të krijuara nga studentët e ateliesë së tekstilit dhe modës në Universitetin e Arteve. Viti i III bachelor dhe i I master ngjitën në një prezantim të vetëm produktin e tyre, i gjithi i dedikuar për gjininë femërore.

E menduar në dy kohë, krijimet e para të studentëve nën prezantimin e modeleve profesioniste ecnin nën gjurmët e traditës

Të dytat në atë që përbëjnë prirjen e momentit në industrinë e modës.

Mbrojtja e mjedisit që është edhe tema mbi të cilën konceptohet sfilata në çdo mbyllje vitit akademik, ngjiti në pasarelë veshje me elemente si plastikë apo sfungjeri, që ciklin e tyre të përdorimit si të tillë e kanë mbyllur.

/Tv Klan