Policia ka goditur një rast të trafikut ndëkombëtar të drogës në Portin e Durrësit dhe ka arrestuar një 28-vjeçar. Sipas policisë, është arrestuar Pashk Kola nga Lezha, i cili po udhëtonte me një furgon tip “Fiat” me targa AA 246 PU.

Gjatë kontrollit në këtë mjet, në pjesën e përparme të makinës tek dera e shoferit ishte fshehur një sasi droge.

Pas ekzaminimit, rezultoi të oshte 4.6 kg përzierje lëndë narkotike marijuanë në gjendje të lëngët. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

/tvklan.al