Plot 11 urdhër arreste janë lëshuar orët e para të mëngjesit të së martës nga Prokuroria e Firences.

Autoritetet fqinje kanë shkatërruar kështu një grup kriminal të specializuar në trafikun ndërkombëtar të kokainës e marijuanës, mes Shqipërisë, Gjermanisë e Italisë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, të arrestuarit nga ky operacion kishin role të ndryshme, si blerës, përpunues të drogës, shitje, transport, import, e shpërndarës.

Arrestimet u kryen në Itali, Shqipëri e Gjermani falë bashkëpunimit mes autoriteteve të të tre shteteve.

Gjatë hetimeve u vunë fillimisht dy persona, ndërsa u sekuestruan rreth 3 kilogramë kokainë dhe 19 kilogramë marijuanë. Banda kriminale, sipas policisë shqiptare, drejtohej nga një shqiptar. Ajo ishte e përbërë kryesisht nga këta të fundit, një italian dhe një maroken./tvklan.al