Policia italiane ka arrestuar 10 persona gjatë një operacioni anti-drogë, mes të cilëve 9 janë shqiptarë.

Të arrestuarit janë të moshës nga 22 në 54 vjeç, kurse i arrestuari i dhjetë është një shtetas italian.

Aksioni i policisë u zhvillua në krahinat e Varese dhe Torinos. Të arrestuarit akuzohen për trafik kokaine, marijuane dhe heroine. Gjatë hetimeve që zgjatën 8 muaj, policia konfiskoi edhe një bllok shënimesh, në të cilin ndodheshin dërgesat e drogës dhe të ardhurat nga trafiku.

Sipas të dhënave në atë bllok, rezulton se fitimet nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike janë mbi dy milionë euro.

/tvklan.al