Punimet në Sheshin Skënderbej kanë shkaktuar trafik në qendër të kryeqytetit. Kjo është situata me të cilën janë përballuar të gjithë ata drejtues mjetesh, që i drejtohen qendrës prej rrugës së Dibrës.

Shkak i këtij trafiku është bërë mbyllja e aksit që kalon nga Muzeu Historik në drejtim të Ministrisë së Energjisë.

Për pasojë lëvizja e mjeteve është drejtuar përpara Muzeut dhe në rrugën pas Bankës së Shqipërisë, duke futur në një rrugë të gjitha mjetet që dalin nga sheshi Skënderbej dhe ato që vijnë nga rruga e Durrësit.

Edhe pse nuk janë krijuar vargje makinash në pritje, qarkullimi i rënduar ka prekur edhe periferinë. Vështirësia më e madhe ka qëenë për autoambulancat e urgjencës.

Bllokimi i rrugëve dhe fillimi i punimeve në Sheshin Skënderbej bëhet në një kohë kur edhe unaza e vogël është ende e bllokuar për shkak të punimeve, që janë në vazhdim./ TV KLAN